Pas masave drastike të qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duket se një pjesë e madhe qytetarësh janë vetëizoluar në shtëpi.

Në rrugë sheh hapur vetëm dyqane ushqimoreje, supermarkete, farmaci dhe furra buke.

Disa qytetarë në Tiranë treguan se dalin nga shtëpia vetëm për arsye bazike, që kanë të bëjnë me furnizimin me bukë dhe ushqime.

Qytetarja 1: Kam dalë vetëm për arsye bazike, për të marrë bukë dhe ushqime.

Gazetarja: Jeni ndjerë e sigurtë se ka edhe konsumatorë të tjerë?

Qytetarja 1: E sigurtë jo, por përpiqem të ruaj distancën, një metër edhe maskën, mjetet mbrojtëse.

Qytetarja 2: Nga 5 minuta, 10 minuta, thjesht për t’u furnizuar se do hamë. Mendoj që masat që janë marrë janë shumë të mira dhe njerëzit vërtetë duhet të rrinë në shtëpi, të ndërgjegjësohen, të dalin për nevoja imediate siç është ushqimi.

Qytetari 3: Vetëm për të blerë bukë.

Qytetari 4: Për pazare. Masat janë reale, faktikisht sot shohim kaq shumë njerëz në rrugë. duhet të ishte ndërgjegjësim më i madh.

Pronari i një furre buke tregoi për Tv Klan se qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë 1.5 deri në 2 metra larg, ndërsa kur futen brenda në dyqan dezinfektojnë duart dhe këmbët.

Dezinfektim total të çdo klienti, duart këmbët, të mbajnë largësinë 1.5 metra-2 metra dhe sa më pak njerëz në dyqan. Jemi në shërbim të klientëve, nuk do lemë asnjeri pa bukë, do shërbejmë deri në fund”, tha ai.

Në vendin tonë janë shënuar 51 raste me koronavirus. Deri më tani prej COVID-19 është shënuar vetëm një viktimë, një 73-vjeçare nga Durrësi./tvklan.al