Aktiviteti, promovim turistik për zonën e Dibrës

Për dy ditë me radhë në zona e Lurës në Diber u kthye ne epiqendër të aktivitetit më të madh të Rally Off Road, duke terhequr veç të apasionuarve për gara me makina e motorë dhe turistët.

Synimi i aktivitetit ishte promovimi i Lurës dhe i gjithë Dibrës. Në këtë aktivitet morën pjesë grupe të organizuara nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Eventin sportiv e ndoqën qindra banorë të Lurës, nga qyteti i Peshkopisë dhe Bulqizës.

Nuk kishte si të mungonin të apasionuar pas Off Road të ardhur edhe nga Europa dhe Anglia vetëm për këtë event.

Në ditën e dytë u zhvilluan gara me motorë dhe me makina.

Garat ishin plot sfida dhe adrenalinë, kjo edhe për shkak të terrenit në pllajën e bukur të Lurës, e cila ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit.

Në garë morën pjesë 25 motoristë dhe 60 fuoristrada Off Road. Në fund u ndanë çmimet ku në garat me motorë vendin e parë e mori Arbenit Beqiraj, çmimin e dytë Valon Zeqiraj që të dy nga Kosova dhe çmimin e tretë Erjus Tufa nga Tirana.

Në garat për makina Rally Off Road, çmimin e parë e mori Ilmer Remiki nga Kosova, çmimin e dytë Xhavit Adili nga Tetova dhe çmimin e tretë Roland Hoxha nga Dibra.

Evente të tilla pritet të kthehen në traditë në të ardhmen për të promovuar sa më shumë bukuritë dhe natyrën e Dibrës duke i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit malor.

Tv Klan