Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, ka deklaruar se mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale dhe algoritmet po ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si formohet opinioni publik dhe perceptimi i realitetit.
Sipas tij, në epokën digjitale, disa akuza apo etiketime mund të perceptohen si “të vërteta të qëndrueshme” në hapësirën online, pavarësisht përmbajtjes së tyre faktike, duke krijuar një cikël që ushqehet nga algoritmet e platformave.
Ai dha dhe shembuj nga këto etiketime që i janë bërë atij.
“Siç është bërë e vërtetë që unë jam bërë konsumator i kokainës, fjala drogaxhi është një refren që mua më ndjek si e vërtetë. Siç është e vërteta që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me timen shoqe dhe atësinë e djalit tim, është e vërtetë çfarëdo që të them unë. Algoritmi e ka bërë të vërtetë përfundimisht këtë gjë. Çfarë rëndësie ka se çfarë them unë. Natyrisht për këtë arsye unë nuk e them këtë gjë rregullisht, se nuk ka asnjë vlerë. Nuk jemi më në një marrëdhënie sociale, politike, demokratike, por jemi në një laborator ku në kohë reale algoritmi, virusi i realitetit, simbolika dhe gënjeshtra prodhojnë një realitet paralel, që është bërë e vërteta“, u shpreh ai.
Rama theksoi se qeverisja duhet të mbetet e bazuar në kontratën me qytetarët dhe jo e diktuar nga logjika e algoritmeve apo reagimeve në rrjetet sociale.
Duke folur për shërbimet publike, kryeministri tha se një pjesë e madhe e tyre tashmë ofrohen në mënyrë digjitale, duke shmangur nevojën për ndërhyrje personale, ndërsa pranoi se ende ekzistojnë problematika në një përqindje të vogël të sistemit.
“Çfarë mbetet për t’u bërë këtu? Ajo që mbetet për t’u bërë të dashur është që ne të refuzojmë të ndjekim çdo dallgë, është që ne të qeverisim Shqipërinë sipas kontratës që kemi me popullin shqiptar, e jo sipas algoritmit. Të bëjmë atë që është shumë e vështirë, por që është e vetmja që mund të bëjmë: të vazhdojmë përpara. Askush nuk mund të thotë që nuk ka shumë të vërteta në ato që thuhen lidhur me çfarë nuk shkon, lidhur me si njerëzit duhet të shërbehen më mirë, por zgjedhja jonë është e detyruar. Zgjedhja jonë është të bëjmë çmos që njerëzve t’u japim lajmin e mirë. Kemi një problem me shërbimet, por ama sot janë mbi 3 milionë shqiptarë që 95% e shërbimeve i marrin nga celulari, pa pasur nevojë të fusin mik. Kemi tek ky 5% një problem serioz, patjetër. Por nëse ne e marrim të mirëqenë…“, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 