Mbi 19 shërbime në portalin “E-Albania” tashmë janë më të lehta për t’u përdorur, pasi hyrja në portal mundësohet edhe përmes skanimit të imazhit të fytyrës ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.
Sipas Kryeministrit Rama tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve në portalin “e-Albania”, duke sjellë njëherësh edhe shembullin se si komunikon një pensionist me asistenten virtuale.
Gjithashtu një tjetër shërbim që asistohet nga “Diella” është edhe për mjekun e familjes apo për dokumentet e identifikimit.
Me përditësimet e reja të portalit “e-Albania” qytetarët mund të ndjekin udhëzimet e videos për të parë se si mund t’i përdoren shërbimet digjitale përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me asistencën virtuale të “Diellës”.
/tvklan.al












Botërori 2026 