Kryeministri Edi Rama ka qenë në Fushë Torovicë, Lezhë ku inspektoi punimet për shtrimin e një rruge prej rreth 18.2 km. Rruga lidh tre fshatra nga Balldre deri në Bend, me një vlerë rreth 380 milionë lekë.

Banorët thanë se kanë 25 vite që janë pa rrugë dhe disa prej tyre kishin menduar të largoheshin nga kjo zonë, pasi ishte në gjendje të mjerueshme.

Banori:

Kam qenë në diskutim për të ikur nga kjo zonë. Për ne nuk mbarojnë problemet, por kjo rrugë ka qenë problem.

“Mirë që e bëmë këtë rrugë se ma hoqët mendjen, rruga, rruga. Inshalla s’ia u zënë rrugën se për të përfunduar do përfundojë. Për Krishtlindje rruga do të jetë gati, nga fillimi deri në fund”,

tha kreu i qeverisë.

/tvklan.al