Negociatat me BE kanë avancuar. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në Pocastin e tij “Flasim”, duke u deklaruar se raporti i Komisionit të Jashtëm i PE thekson se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat dhe se është e gatshme që të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve.
Rama thotë se rezultatet pozitive në procesin e integrimit kanë ardhur si pasojë e punës të bërë në disa sektorë duke filluar nga drejtësia deri te investimet në infrastrukturë dhe energji.
Forcimi i qeverisjes vendore nëpërmjet programeve që mbështeten nga BE, është një tjetër hap në procesin e integrimit.
Mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit në Tiranë, kreu i qeverisë e sheh si një vlerësim për sundimin e ligjit dhe si tregues te funksionimit të drejtësisë në Shqipëri.
Teksa opozita shprehet se shumica e mediave në Shqipëri janë pro qeverisë, kryeministri thekson se e vërteta është krejt ndryshe pasi në vlerësimet që sipas tij janë bërë për lajmet politike në media 60% e merr vetë opozita.
Për Ramën këto të dhëna janë tregues të qartë se Shqipëria nuk është një vend me media të kapura nga qeveria.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 