Fjala e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe deputetët në Tiranë
Përmbledhje, çfarë deklaroi Rama
“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë…”
Në fjalën e tij, Rama tha se pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie në krye të Tiranës. Shkarkimi i Veliajt ishte i nevojshëm. Ai theksoi se tanimë duhet nisur puna për zgjedhjet e reja në Tiranë. Sipas kreut të qeverisë, kryeqyteti ka nevojë për legjitimimin e kryetarit, në mënyrë që të adresohen një sërë problematikash.
Ai përmendi disa prej tyre, nga hapësirat publike, te ujësjellësi, mbetjet, transporti publik etj. Po ashtu, Rama paralajmëroi edhe vetëpastrim në radhët kësaj bashkie.
Sa i takon kandidates socialiste Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë tha se “kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur”.
Një kafe pas mbledhjes, kush e shoqëronte kryeministrin Rama
Rama komenton shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm: Ata që llomotitën, janë bishta cigareje…
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë, ka komentuar për herë të parë shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të brendshme, Andi Mahila, pasi ai kishte tymosur cigare në ambientet e brendshme të një lokali. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen me deputetë dhe ministra që banojnë në Tiranë, Rama u shpreh se vendimi i ministres Albana Koçiu, ishte një vendim për t’u përshëndetur.
“U bë një llomotitje e madhe nga ana e atyre që ju ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgojuan me shpotinë karakteristike të delirantit provincial, shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e një cigareje në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigarje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më por edhe askujt nuk i shkon mendja se duhet të shkojë për riciklim sepse është një cigare e pariciklueshme”, tha Rama…Lexo më shumë
Rama i bindur në fitoren e Manastirliut, zbulon “sekretin” pse

Kryeministri Edi Rama është i bindur se kandidatja zyrtare tashmë e Partisë Socialiste Ogerta Manastirliu, do rezultojë fituese në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
“Aq e fortë është mbështetja për Ogertën, sa është pa interes kush do të jenë kandidatët rivalë që do hyjnë në garë të humbur dhe do dalin edhe më të humbur. Edhe nga anketimi në Tiranë, është e qartë që shumica e qytetarëve e kanë hallin te problematikat që kërkojnë adresim dhe zgjidhje nga Bashkia e Tiranës”., tha rama gjatë mbledhjes së sotme me deputetët dhe ministrat në selinë rozë.
Kryeministri iu kërkoi të gjithë deputetëve të këtij qarku, por jo vetëm, edhe të atyre që postet i kanë në qytete të tjera por që banojnë në kryeqytet që të angazhohen në çdo lagje dhe në çdo zonë ku kanë njohje, për t’i dhënë fitoren Manastirliut. Ai tregoi dhe arsyen se pse Manastirliu do fitojë.
“Dua të besoj se të gjithë deputetët, por edhe ata që ishin dhe ata që janë pjesë e skuadrës sonë të 11 Majit, por edhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës pavarësisht se janë deputetë në qarqe të tjera, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë mbi shpatulla. Sipas territoreve, zonave dhe njohjeve që kanë. Duke mos patur asnjë dyshim për këtë, po ashtu nuk kam asnjë dyshim se patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës, që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, se nuk jemi ne që vendosim për ditën e zgjedhjeve. Po flas për Tiranën, sepse për Matin, apo për Vlorën apo për Beratin, nuk e di sakoma se çfarë ka tjetër, besoj se goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë edhe më dëshpëruese se ajo e Tiranës. Besoj se prapseprapë do të zhvillohet një garë sepse në fund të fundit prandaj jemi këtu, që të fitojmë çdo garë që na del përpara dhe me bindjen se nëse jemi fitimtarë është sepse vazhdojmë të zgjohemi më herët dhe të flemë më vonë se të tjerët.”, tha Rama.
Rama: Problem edhe me të gjithë ata të prekurit nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se një problematikë tjetër e kryeqytetit lidhet me të gjithë ata që banesa e tyre është e prekur nga tërmeti.
“Padiskutim problematike janë edhe situata të ndryshme në territorin e Tiranës me të prekurit nga tërmeti, po të tjerë të cilët kanë pretendime për regjistrimin si të tilë, apo kantiere që kërkojnë financime të reja, që nga Kombinati deri te 5 Maji. Bashkia për hir të vërtetës, nën dretimin e krytarës në detyrë, ka bërë gjithçka që ka mundur në kushte të vështira që operon, por nga ana tjetër nevoja për të legjitimuar bashkinë me votën e popullit është gjithnjë e më urgjente”, tha ai.
Rama për transportin në Tiranë: Qytetarët duan zgjidhje, ka problematika serioze në pjesën rurale
Një problem tjetër për qytetarët e Tiranës është cilësia e transportit,
Kështu, kryeministri Edi Rama, theksoi nevojën për përmirësimin e këtij transporti jo vetëm në qendër të Tiranës, por dhe në zonat rurale të saj.
“Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për cilësinë e transportit urban në Tiranën e madhe, jo vetëm në Bashkinë e qytetit, domëthnë në pjesën urbane, por në pjesën rurale, ku ka problematika serioze për këtë punë”, tha ai.
Rama paralajmëron katarsis në Bashkinë e Tiranës
Teksa theksoi se nevoja për legjitimimin e udhëheqjes në Bashkinë e Tiranës është urgjente, kreu i qeverisë paralajmëroi katarsis burimor edhe në këtë bashki.
“Drejtuesja e komanduar ka bërë gjithçka ka mundur në kushtet që operon. Nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e Bashkisë është çdo ditë e më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më historik, apo rënien dramatike të realizimit të investimeve. Nuk mundet të presë më gjatë. Kjo, shtuar domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor, në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë Tiranë, ashtu siç bëmë dhe po bëjmë me bashkitë e tjera, që Tirana e ka po aq të nevojshme, kërkon legjitimim të udhëheqjes së re të Bashkisë së Tiranës, në mënyrë që mos kemi situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo nga drejtues të njësive vendore, që është një gjë e tmerrshme. Dhe ne do e adresojmë në ligjin e ri, në paketën e re që do kalojmë në qeveri, që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal për ata që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që shkelin ligjin.”
Rama: Kemi nisur përcaktimin e kritereve për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve publike
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se është rritur kërkesa për kopshte dhe çerdhe publike.
Kështu, ai sqaroi se ka nisur punë për përcaktimin e kritereve për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në ndërtimin e këtyre strukturave arsimore.
“Kërkesa për kopshtet dhe çerdhet publike rritet shumë më tepër seç rritet oferta. Nga ana jonë kemi filluar që të përcaktojmë disa kritetre për të gjitha ata që do ndërtojnë në Tiranë për kopshte e çerdhe. Këtë proces duhet ta udhëheqë bashkia, duke përgatitur të gjitha terrenet e nevojshme. Ata që janë këtu sot, e dinë shumë mirë se sa presion kanë nga komunitetet për të pasur një akses më të afërt në sistemin arsimor”, tha ai.
Rama: Trajtimi i mbetjeve po hyn në fazë tjetër
Kryeministri Rama u ndal gjatë fjalimit të tij lidhur me fillimin e procesit për krijimin e një Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve, një hap që synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në vend dhe veçanërisht në Tiranë.
“Qytetarët kanë shqetësim për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve, jo vetëm për këtë por edhe për Tiranën ka filluar, sikurse e kemi prezantuar me ish-ministren e Turizmit, procesi i krijimit të një Operatori Kombëtar për trajtimin e mbetjeve.
Ndërkohë që patjetër mbledhja e mbetjeve do të mbetet detyrë e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar, jo mjaftueshëm por ndjeshëm.
Trajtimi i mbetjeve, që ka hyrë në një fazë krejtësisht të re me ardhjen tonë në qeveri, pasi jetonim me një numër pikash ilegale dhe sot ka më tepër investim dhe më tepër infrastrukturë, do duhet të ngrihet gjithsesi në një nivel krejt tjetër.”, u shpreh kryeministri.












Botërori 2026 