17 nëntor 2026- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel të Belgjikës, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke e cilësuar këtë vlerësim si një çmim që forcon profilin e Shqipërisë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit është e pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, si dhe figura të larta të Bashkimit Europian.

Ky vlerësim vjen si një njohje për kontributin në promovimin e bashkëjetesës fetare, tolerancës dhe dialogut ndërfetar, vlera që Shqipëria i ka prezantuar edhe në arenën ndërkombëtare.

/tvklan.al