Kryeministri pritet nga Presidenti i EBA dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare po merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28, i cili po zhvillohet në Dubai.

Rama është pritur nga President i EBA, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në Samitin e Dubait, ku po marrin pjesë shumë nga liderët botërorë synohet arritja e një marrëveshje për të frenuar ndryshimet klimatike. Objektivi kryesor është heqja graduale e përdorimit të qymyrit, naftës dhe gazit për prodhimin e energjisë.

Klan News

/tvklan.al