Të rinjtë e Kavajës, Edi Rama zgjodhi t’i takojë në plazhin e Spillesë, për t’u kërkuar votën e për të ndryshuar sipas tij, njëherë e mirë rrjedhën e historisë së Shqipërisë.
Edi Rama foli për mandatet që synon për PS, e që kurrsesi sipas tij nuk mund të jenë poshtë numrit 71.
Si ndër të paktat bashki që drejtohet nga demokratët, Edi Rama renditi disa arsye që sipas tij do tij, duhet t’i bëjë qytetarët e Kavajës të ndryshojnë drejtim.
Deti i solli në kujtesë publikimin e fotove nudo të disa viteve më parë. Këtë e ngjarje e riktheu mes batutash së bashku me deputetin Pandeli Majko.
Rama zhvilloi një takim me gratë socialiste të Kavajës, ku foli për rëndësinë që i ka kushtuar PS përfaqësimit nga gratë.
Ndërsa më vonë në takimin me gratë socialiste të Durrësit, Kryeministri iu rikthye edhe një herë batutave ironike dhe metaforave për kundërshtarët, kryesisht burrat që mbështesin “kënetën”.
“Burrat që nuk kuptojnë pse unë bëj takime me gra e vajza, atëherë janë çyrykë. Pyesin pse unë takoj gratë. Por edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk. Edhe vite më parë kur nuk kishte gratë, Shqipëria ishte gjysmake. Sepse Shqipëria vite më parë nuk kishte gjysmën e saj më të mirë, gratë dhe vajzat! Hë, a është e vërtetë! E keni parë kënetën, vetëm burra! Hë… mirë e ke, lëri ata (i drejtohet një gruaje nga salla, që i tha ‘lëri ata’) mirë e ke, lëri ata, varja! Imagjinoni një shtëpi me 9 burra, kështu ishte Shqipëria”.
Kryesocialisti theksoi se vota për PS-në do të japë një mesazh të qartë për europianët se shqiptarët e duan bashkimin me atë familje.
Klan News