“Godina u shpall e rrezikshme nga institucionet”

“Prishja e kompleksit të vjetër teatror dhe projekti për ndërtimin e një teatri të ri po mbulohet me keqinformim dhe të pavërteta”. Këto janë fjalët e kryeministrit Edi Rama në një shkrim për të përditshmen prestigjoze franceze “Le Monde”, i cili shprehet se çështja e Teatrit shkaktoi zemërimin e opozitës dhe “një ortek lajmesh të rreme”.

Është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt”.

Duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve të trashëgimisë kulturore, kryeministri shprehet se ndërtesa nuk ka asnjë vlerë kulturore dhe historike, pavarësisht se sipas tij informacioni i cunguar po transformohet në mënyrë të pashmangshme në një gënjeshtër të madhe.

Rama thekson se struktura ishte ndërtuar në vitin 1939 me tallash të parafabrikuar e ashkla druri me një mision të përkohshëm, argëtimin e forcave pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend”.

Kryeministri shpjegon gjithashtu se projekti i ri i teatrit kombëtar do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qyteti që po rinovohet e modernizohet duke ruajtur me kujdes elementët me vlerë të së kaluarës.

Tv Klan