Shqipëria është në fazën kyçe në procesin e integrimit evropian, dhe për kryeministrin Edi Rama rruga drejt BE-së nuk është një horizont i largët.
“Për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion. Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete”, tha Rama.
Në podkastin “FLASIM”, Rama tha se tanimë Shqiperia është e gatshme të hyje ne fazën e mbylljes së kapitujve se negociatave fale reformave te ndermarra ne disa sektore.
“Tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor. Ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa një event epokal cilësoi dhe mbajtjen e Kongresin Botëror të Ligjit vitin e ardhshëm në Tiranë ku do të mblidhen figura të rëndësishme të drejtësisë.
“Është edhe një herë tjetër një arsye për të qenë jo thjesht krenarë për reformën në drejtësi, por të vendosur për ta çuar atë përpara duke i qëndruar besnik atij hapi dhe atij vendimi historik që kemi marrë për të ndarë politikën nga drejtësia, për të ndarë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ nga pushteti i drejtësisë dhe për t’ia dorëzuar shpatën e drejtësisë zonjës së drejtësisë, e cila ka nevojë në Shqipëri të mbështetet”, theksoi Rama.
Përkunder akuzave të opozitës, Rama thekson se mediat në Shqipëri nuk janë të kapura nga pushteti, duke nxjerrë shifra nëpërmjet një analize realizuar nëpërmjet inteligjencës artificiale, ku rezulton se 60 përqind e kohës televizive e marrin pikërisht kundërshtarët e tij politik.
Ndërsa në këtë shënim vlerësoi forcimin e qeverisjes vendore nëpërmjet programeve që mbështeten nga BE, siç eshte projekti “EU4Municipalities II” është një tjetër hap në procesin e integrimit.
TV Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 