Edi Rama e quan progresraportin e këtij viti si me vlerësuesin për rrugëtimin europian që ju dorëzua zyrtarisht sot nga ambasadorja e re e delegacionit të BE të cilën e sheh dhe si fatsjellës për Shqipërinë.

“Mirëserdhët sot, me Raportin më të mirë të Progresit që Shqipëria ka marrë në dorë, ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë në misionin e përfaqësimit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Fati europian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona! Shqipëria po hyn në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Rama.  

Ndaj kërkon që në këtë km të fundit Shqipëria të mos ngatërrohet me këmbët e saj dhe të humbasë këtë shans.

Por ndryshe nga çdo vit tjetër qysh se merr në dorë dokumentin e hartuar në Bruksel, Rama këtë vit u ndal shumë dhe tek vërejtjet e bëra në raport dhe e  nisi nga drejtësia.

Në anglisht dhe në shqip edhe ambasadorja e delegacioni europian ashtu si dy shefet e saj në Bruksel një ditë më parë, vlerëson punën e qeverisë shqiptare për përmbylljen e kapitujve të negocimit, punën e SPAK por ashtu si kryeministrit flet dhe për pikat kritike siç është lufta ndaj korrupsionit shumë e rëndësishme për përmbylljen e procesit teknik.

Ambasadorja De Sousa flet dhe për sfidat parlamentare ku nënviziohet rëndësia e kryerjes së reformës zgjedhore.

Një prej konstatimeve e raportit ishte për protestat që Rama e veçoi duke u ndalur tek dhuna dhe shpjegoi përse nuk duket anashkaluar, çështje që u komentua dhe nga De Sousa.

Por Rama u pyet dhe për qëndrimet publike nga burgu të Erion Veliajt, akuza që Rama i injoron duke mos denjuar ti përmend as emrin por që i cilëson të ngjashme me zhurmat të parëndësishme që vijnë ikin në bulevardin poshtë zyrës së tij.

Përsërit se ka dëgjuar me vëmendje çdo kërkesë të bërë nga protestat e flamingos, reflektim të cilave është dhe projektbuxheti dhe paketa fiskale por flet për rëndësinë që ka dialogu ndaj nga nesër zbulon se do të hapet një virtuale dialogu por ndërkohë kryeministri thotë se vullneti brenda studentëve nuk mungon për të dialoguar por sipas tij po pengohen nga ata që kërcënon se do të ndëshkohen nëse vijojnë ta bëjnë.

/tvklan.al