Në podcastin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama solli shembullin e tre të rinjve të cilët lanë emigracionin për të investuar në turizëm dhe sektorin e bimëve medicinale.

Ndërsa tregoi rrugëtimin e tyre në sektorin e grumbullimit të bimëve mjekësore, kreu i qeverisë i kujtoi edhe mundësitë që kanë për të zgjeruar aktivitetin e tyre, nëpërmjet nismës “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”.

Me të ftuarit që lanë Austrinë dhe Gjermaninë për të investuar në sektorin e turizmit në Tiranë dhe Berat, kryeministri ndau eksperiencën e tij kur foli për pikën turistike të Nivicës.

“Në Nivicë, nuk e di nëse keni qenë në Nivicë lart, është një pikë turistike, që në vend të vilave, ato kanë ndërtuar disa tenda, të cilat qëndrojnë mbi platformë, më thjesht nuk ka ku të shkojë, dysheku, spektakël, në një tendë të marrë nga ato tendat e safari; me një platformë druri, një qilim, një lavaman…”

Në fund të podcastit, një urim e pati për të ftuarit.

“Fjalë të mira paci, fjalë të këqija kurrë mos marrshi, por nuk i shmangeni dot, se kështu ka ardhur kjo punë.”

Tv Klan

/tvklan.al