Thirrja e kryeministri Edi Rama për të rinjt shqiptar që largohen drejt Britanisë së Madhe ka tërhequr vëmendjen e  medias britanike “The Telegraph”. Rama është shprehur se qeveria do të sigurojë mbështetje për qytetarët shqiptarët që do të  investojnë në agroturizëm. Kreu i qeverisë  iu kërkoi qytetarëve që të mos largohen nga vendi duke rrezikuar jetën nëpërmjet rrugëve ilegale për kalimin e Kanalit Anglez me varka. 

Qeveria shqiptare do të sigurojë mbështetje financiare për të mbështetur plane të tilla.

Ne nuk jemi magjistarë. Mund të fitoni shumë më tepër para se sa mundeni nga një punë e zakonshme në MB, nëse nuk përfshiheni me rrjete kriminale që mund t’ju joshin me histori me më shumë të ardhura, por që përfundimisht të çojnë në ferr.

Duke pranuar se Shqipëria nuk mund të ofroj të njëta kushte punësimi si Anglia apo  Gjermania, Rama thotë se rruga e qytetarëve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale do të vështirësohet gjithmonë dhe më shumë nga autoritetet.

Së pari, do të doja t’u bëja thirrje të gjithëve që të mos ecin në atë rrugë sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë, do të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe shumica do të dështojnë. Shqipëria nuk mund t’u ofronte shqiptarëve të njëjtat “kushte” si Britania e Madhe apo Gjermania.

Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik. Rreth 2,000 shqiptarë të tjerë thuhet se kanë arritur në Francën veriore dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara ose po grumbullohen në B&B në Dunkirk dhe Calais përpara se të bëjnë kalimin e tyre. Javën e kaluar, parlamenti i Shqipërisë mbështeti njëzëri një “memorandum” të ri me Mbretërinë e Bashkuar për të lejuar policët e saj të dërguar në Britani të ndajnë informacione kriminale dhe biometrike mbi emigrantët për të përshpejtuar dëbimin e tyre në Ballkan.

Klan News