Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyi për zgjedhjen si kryeministër i ri i Ukrainës.
“I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri”, shkruan Rama.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj për liri, sovranitet dhe paqe të drejtë e të qëndrueshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
