Kryeministri reagoi përmes një postimi në “X” pas miratimit në orët e para të kësaj të premteje i projektligjit për ndarjen e re administrativo territoriale.
“Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese”, shkruan Rama.
Dhe nga ana tjetër shkruan kryeministri, miratimi i reformës tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste.
/tvklan.al












Botërori 2026 