Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasit Elton Kola dhe Albina Gjokëhilaj, pas transmetimit të emisionit Stop, lidhur me rastin e 15-vjeçares me probleme të shëndetit mendor, që përfundoi në hotel me 37-vjeçarin.

Ngjarja u bë publike pas denoncimit të familjarëve të vajzës së mitur, e cila ishte njohur në TikTok me një grua rreth 50 vjeçe, dhe kjo e fundit, e kishte prezantuar me Elton Kolën. E mitura ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjes dhe kishte udhëtuar drejt Lezhës, ku ishte takuar me të.

E mitura: Më tha Albina, a do vish? Me dy mendje e pata për të shkuar tek ai. Pastaj ika unë. I hipa autobusit, pastaj më ka ndaluar në Tiranë tek TEG-u dhe kam marrë taksi për të ikur në Lezhë. Aty në Lezhë tek rrumbullaku është një hotel. Sa mbaruam punë më zuri barku. E di sa shumë më dhimbte barku kur mbaruam atë punë… dolëm në orën 8. Ndenjëm nga ora 4 deri në orën 8. Kur dolëm më dhimbte shumë barku, u çudita një herë thash çfarë kam.

Sipas dëshmisë së saj, të dy kishin qëndruar për disa orë në një hotel dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale. Vajza pretendoi se, pasi kishte konsumuar një pije energjike, kishte pasur probleme dhe nuk kishte kuptuar më, se çfarë po ndodhte.

Ndërkohë, vetë 37-vjeçari Elton Kola pranoi takimin dhe raportin seksual, duke pretenduar, se vajza e kishte provokuar vetë. Familjarët kërkuan hetim për ngjarjen, duke ngritur shqetësimin edhe për mënyrën se si ishte trajtuar denoncimi i tyre në polici.

STOP: A ke kryer marrëdhënie me të?

Abuzuesi, Elton Kola: Tani është normale, kur një femër vjen dhe fërkohet vet, tani… mashkulli për çfarë është? Një burrë? Kur një femër të rri të fërkojë, të rrijë të të fërkojë vet, tani… mish e gjak ka dhe ai.

/tvklan.al