Vendet arabe mirëpritën marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të stabilitetit në rajon.

Presidenti i Republikës Libaneze, Gjenerali Joseph Aoun deklaroi se e vlerësonte atë që përmbante ky memorandum në aspektin e respektit për specifikën e Libanit dhe njohjen se stabiliteti dhe siguria e Libanit përbëjnë një pjesë integrale të çdo përpjekjeje serioze për të vendosur stabilitet në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit tha se marrëveshja ishte një hap përpara nxitjes së rritjes ekonomike në rajon.

Ministria e jashtme egjiptiane theksoi se kjo marrëveshje përbën një pikë kthese të madhe drejt forcimit të besimit të ndërsjellë, krijimit të bazave të reja të bashkëpunimit, mundësimit të një mjedisi mbështetës për paqen dhe nxitjes së përpjekjeve diplomatike që synojnë adresimin e çështjeve të tjera të ndryshme në rajon, në një mënyrë që reflekton pozitivisht në sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Ministria e Jashtme saudite vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësimit të ndërmarra nga Republika Islamike e Pakistanit dhe shteti i Katarit, si dhe përgjigjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit ndaj këtyre përpjekjeve që çuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Ministria e jashtme e Kuvajtit vlerësoi rolin e Pakistanit dhe Katarit së bashku me vende të tjera të cilat kontribuan në afrimin e pikëpamjeve dhe krijimin e kushteve për arritjen e këtij mirëkuptimi të rëndësishëm.

Kreu i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, Jasem Mohamed Albudaiwi, tha se shpreson që ky memorandum do të çojë në një marrëveshje të përhershme midis të gjitha palëve për të arritur zgjidhje për të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ministria e Jashtme jordaneze theksoi gjithashtu vlerësimin e Jordanisë për përpjekjet e bëra nga Pakistani, Katari dhe vendet e tjera për të arritur marrëveshjen, si dhe reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ndaj këtyre përpjekjeve.

Klan News

/tvklan.al