Vladimir Gjonaj: “Unë dhe sekretaria pas numërimit si zakonisht ja raportuam rezultatin kryetari të këshillit për të bërë shpalljen e vendimit të marrë nga këshilli. Fillimisht rezultati i votimit u pranua nga kryetari i këshillit bashkiak, madje pasi u verifikua dhe nga ai vetë. Kjo vërtetohet lehtësisht nga provat filmike të mediave të pranishme në sallë. Por vetëm pak më pas, kryetari i këshillit shpalli çuditërisht parregullsinë e votimit, gjë që ndodh për herë të parë që kur unë kryej këtë detyrë dhe për sqarim unë nuk jam i ri në këtë detyrë por kam 3 mandate që ushtroj funksionin e sekretarit të këshillit bashkiak të Tiranës. Gjë që në fakt është plotësisht e pavlefshme në kuptimin e rregullores së funksionimit të këshillit bashkiak. Sepse detyrën e numërimit zyrtarë të votave dhe nxjerrjes së rezultatit zyrtarë e ka vetëm sekretarja e këshillit dhe askush tjetër që nuk mund të numërojë për hesapin e tij qoftë ky kryetar i këshillit, kryetar i bashkisë apo këshilltarë, media apo publiku pjesëmarrës”./tvklan.al