20 nëntor 2026 – Thibaut Courtois do të vazhdojë që të jetë pjesë e Real Madrid. Klubi madrilen dhe portieri me origjinë belge, kanë vendosur që të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.
Kontrata e re e Courtois, do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Gjithçka u bë zyrtare sot, me klubin e Real Madrid dhe drejtuesit, që besojnë ende tek aftësitë e 34-vjeçarit.
Kujtojmë se belgu u bashkua me “Los Blancos” në gusht të vitit 2018, me Realin që pagoi 35 milionë euro në arkat e Chelseat.
Gjatë periudhës së tij në Madrid, Courtois u kthye në një lider absolut.
Me fanellën madrilene, ai ka fituar 2 Champions League, 2 Superkupa të Evropës, 3 tituj kampionë në Spanjë, 1 Botëror për Klube, 1 Kupë të Spanjës dhe 3 Superkupa të Spanjës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
