Pavarësisht thirrjeve kundër të 15 bashkive që shkrihen me ndarjen administrativo-territoriale të propozuar nga socialistët, maxhoranca nuk tërhiqet nga miratimi i nismës së saj, të cilën e ka futur për votim në seancën plenare të 8 tetorit.
Si jashtë kuvendit ku protestohej, ashtu edhe në komisionin e ligjeve ku pritet miratimi i draftit, opozita e cilësoi antikushtetuese procedurën e ndjekur nga socialistët duke mos bashkuar dy nismat për ndarjen e re teritoriale.
Sipas saj pas reduktimit në 46 bashki nga 61 që janë aktualisht fshihen kalkulime elektorale të Kryeminsitrit Rama.
Por teksa në komisionin e ligjeve socialistët ishin në unison për votën “pro” të nismës së tyre, në mbledhjen e grupit mësohet se dy prej deputetëve, Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe janë shprehur kundër hartës së re territoriale.
Për çdo dalje nga rreshti kundër vendimit të grupit, Taulant Balla nuk hezitoi ti paralajmëroi me penalitetet që i presin.
Në një kohë që reforma territoriale kërkon 84 vota për të kaluar në parlament, mbetet për tu parë nëse shumica do mund të sigurojë votat në seancën plenare të së enjtes për miratimin e saj, pas dy kundërshtive të shprehura parimisht nga Braçe e Sinaj.
/tvklan.al












Botërori 2026 