Pavarësisht rënies së lehtë të temperaturave, mijëra vizitorë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhet e Lezhës.

Pushuesit shprehen të kënaqur me pastërtinë e plazhit, cilësinë e shërbimeve, çmimet e favorshme dhe kushtet komode të akomodimit, faktorë që po e bëjnë Shëngjinin një zgjedhje gjithnjë e më të preferuar për familjet dhe turistët vendas e të huaj.

Edhe operatorët turistikë e vlerësojnë sezonin si shumë pozitiv. Sipas tyre, kapacitetet akomoduese për muajt korrik dhe gusht janë pothuajse të gjitha të rezervuara, ndërsa kërkesat dhe prenotimet vazhdojnë me ritme të larta edhe për muajin shtator.

Me një sezon që po zhvillohet me sukses dhe me interes në rritje nga turistët, Shëngjini vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një prej destinacioneve kryesore të turizmit bregdetar në Shqipëri.

Tv Klan

/tvklan.al