Pas disfatës së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit ku humbën shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, Donald Trump po përballet me një krizë të rëndë të brendshme dhe thirrje për ndryshim kursi.
Sulmi ndaj Iranit dhe goditja e rëndë ekonomike që shkaktoi rritja e çmimeve të karburantit po shihen si shkaku kryesor i humbjes.
Republikanët duket se po nisin tani të kërkojnë përgjegjësit. I ndëshkuari i parë, sipas mediave mund të jetë sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth.
Ligjvënësit republikanë po nisin procedurat e shkarkimit, pasi e fajësojnë se e bindi Trumpin të sulmonte Iranin pa një strategji daljeje.
Edhe sekretarit të shtetit Marko Rubio, po i lëkunden pozitat. Qarkullojnë fjalë se ai mund të zëvendësohet nga ambasadori amerikan në Indi, Serxho Gor.
Në krye të lëvizjes për ndryshimin e kursit, po pozicionohet Zëvendëspresidenti Xhejms Dejvid Vance. I parë si kandidati kryesor i republikanëve për të zëvendësuar Trumpit në Shtëpinë e Bardhë pas dy vitesh, media amerikane Fox News shkruan se ai po përpiqet të gjejë mënyra për të tërhequr pas vetes votuesit e djathtë të zhgënjyer nga Trump.
Sipas Axios, Vance ka pasur përplasje private edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin e ka kritikuar hapur duke i thënë se kishte gabuar me këmbënguljen për të sulmuar Iranin bashkë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa tani pritet të nxisë një qasje të re drejt dialogut dhe përfundimit të luftës.
/tvklan.al












Botërori 2026 