Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm prurjet në Kaskadën e Drinit duke përmirësuar situatën energjitike të vendit, pas disa muajsh me thatësirë.
Referuar të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare në Hidrocentralin e Fierzës niveli i liqenit ka arritur në kuotën e rreth 256 metrave ose prurje natyrore me 130 m³/s.
Prurjet janë rritur në mënyrë të konsiderushme edhe në dy hidrocentralet e tjera, përkatësisht në atë të Komanit në mbi 173 m, ndërsa në Vaun e Dejës mbi 75 m sipas të dhënave të KESH.
Në Koman prurjet natyrore kanë rezultuar 550 m³/s, ndërsa 40 m³/s në Vaun e Dejës.
Nga ana tjetër referuar shifrave zyrtare prodhimi ditor i energjisë elektrike në të 3 hidrocentralet e mësipërme të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës ka arritur në 17.680 MWh.
Megjithatë sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nuk ka patur shkarkime pasi të 3 liqenet e Kaskadës së Drinit nuk janë ende në kuotat e tyre maksimale, pas një kohe të gjatë disamujore pa reshje shiu në të gjithë vendin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 