Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë pati rezultate befasuese në ndeshjet e para. Skënderbeu, Partizani dhe Teuta i humbën takimet e tyre.

Skuadra korçare nuk luajti me të gjithë titullarët ndaj Apolonisë në Fier. Ndeshja përfundoi me suksesin 2 – 1 të ekipit vendas. Partizani u mund nga Besëlidhja me rezultatin 1 – 0.

Mazrekaj shpërdoroi një mundësi të mirë për të shënuar, duke gabuar në goditjen e 11-metrëshit. Të kuqtë aktivizuan disa lojtarë të stolit.

Teuta u largua me disfatë 2 – 1 nga fusha e Kastriotit. Tirana mori revanshin me Luftëtarin, pas humbjes në kampionat. Skuadra kryeqytetase mundi atë gjirokastrite me rezultatin 4 – 1. Takimi edhe pse zhvillohej në Lushnjë, Luftëtari ishte pritës.

Kukësi, fituesi në fuqi i trofeut, mundi 2 – 0 Dinamon. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 16 nëntor./ TV KLAN