Koncerti i këngëtarës së mrekullueshme Celine Dion në Paris kishte një fanse jo të zakonshme. Rihanna u shfaq mes publikut në koncertin e Celine Dion në Paris, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje mjaft elegante.
Këngëtarja ndoqi koncertin e së mërkurës, më 16 shtator, pjesë e serisë prej 16 shfaqjesh që Celine Dion ka planifikuar në kryeqytetin francez, katër vite pasi u tërhoq nga skenat muzikore për shkak të problemeve shëndetësore dhe diagnostikimit me sindromën e personit të ngurtë.
Rihanna zgjodhi një kostum ngjyrë blu të errët me vija të holla, duke lënë të dukshme poshtë tij një bralette të zezë me dantella. 38-vjeçarja e kompletoi look-un me syze dielli të zeza, një çantë ngjyrë argjendi, këpucë me efekt krokodili dhe buzëkuq të kuq të theksuar.

Në videot e publikuara në TikTok nga mbrëmja, Rihanna shihet duke kërcyer dhe kënduar së bashku me mikeshat e saj në tribunat e sallës, teksa shijon atmosferën dhe performancën e Celine Dion.












Botërori 2026 
