Gjykata e Krimeve të Rënda vihen në kërkim të 4 ish-agjentëve të SHIK-ut të vënë në akuzën e rrëmbim dhe të torturës ndaj shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha 13 vjet më parë. Burime të besueshme nga kjo gjykatë konfirmojnë faktin se aktualisht po verifikohen adresat e sakta të personave që janë në mungesë, përveç Ilir Kumbaros, vendosja e të cilit është konfirmuar dhe nga prokurorët e çështjes gjykatësit nuk kanë të dhëna se ku duhet të dërgojnë letrat për thirrjen e tyre për tu paraqitur në seancën e parë gjyqësore që pritet të caktohet.

Në fillim të javës dosja u dorëzua në sekretarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku më pas shorti caktoi dhe trupën gjyqësore, i cili do të shqyrtojë akuzat ndaj ish-drejtorit të Shërbimit Sekret Arben Sefgjini, agjentëve Avni Koldashi, Budion Meça dhe Ilir Kumbaro ish-kryetar i degës së Shërbimit Informativ Shtetërorë.

Dosja që qëndroi prej vitesh në godinën e prokurorisë, u rihap në muajt e fundit të vitit 2006. Veprimet më të fundit u kryen në Kosovë nga ku u morën dhe pjesa më e madhe e të dhënave që zbardhin detaje nga zhdukja e Remzi Hoxhës./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani