Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Akërni, pranë aeroportit të Vlorës.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës në terren kanë mundur të vënë nën kontroll flakët që u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.

Edhe zjarri që përshiu një sipërfaqe të konsiderueshme pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë është vënë nën kontroll. Flakët nuk kanë dëmtuar monumentet e sitit të trashëgimisë kulturore.

95 forca me 11 mjete, kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit. 

Flakët nuk kanë dëmtuar asnjë prej hoteleve, resorteve apo banesave të zonës.

Aktualisht, zjarri vijon në zonën e pyllëzuar kodrinore, ku terreni është i vështirë ndaj në operacionin e shuarjes është angazhuar edhe një helikopter, i cili po vijon ndërhyrjen nga ajri.

/tvklan.al