Rikthehet mbiçmimi i lekut. Ditët e fundit leku ka njohur vlerësim ndaj dollarit, por dhe ndaj euros. Ekspertët nuk shprehen për ndonjë efekt sezonal që mund të ketë shkaktuar vlerësimin. Leku ka mbetur në nivelet e mbiçmuara të shënuara prej afro një muaji nivele këto rekord, sidomos ndaj dollarit.

Një vlerësim i lekut ndaj valutave i bënë më të lira importet dhe më të shtrenjta eksportet shqiptare. Ndërkohë që kreditë në valutë të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të volumit të kredisë së dhënë nga bankat e nivelit të dytë, bëhen më të shtrenjta për ata kreditues që të ardhurat dhe pagat i kanë në lekë.

Banka e Shqipërisë gjatë deklarimeve të saj të mëparshme, nuk e ka parë mbiçmimin e lekut si një fenomen negativ. Madje sipas Bankës Qendrore, zbut rritjen e çmimit të naftës./tvklan.al