Sabah Kerjota pritet të jetë një nga risitë e trajnerit Ronaldo Maran për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Italiani ka vëzhguar nga afër mesfushorin 25-vjeçar që aktivizohet me Heart në kampionatin skocez dhe ka bërë një nisje fantastike të sezonit me 1 gol dhe 3 asiste në të gjitha kompeticionet.

Shkodrani aktivizohet si mesfushor i avancuar në krahun e djathtë dhe është shumë i fortë në lojën një kundër një.

Me shumë interes priten zgjedhjet që trajneri do të bëjë në nisjen e rrugëtimit të tij zyrtar në krye të Kombëtares shqiptare edhe në repartet e tjera, të cilat janë të diktuara nga dëmtimet dhe mungesa e minutave.

Përveç Tomas Strakoshës që ka pësuar një dëmtim në dorë, lista e futbollistëve me probleme fizike është e gjatë. Arlind Ajeti pritet të jetë një mungesë e sigurt për shkak të problemeve në shpatull.

Edhe Marash Kumbulla pritet që të qëndrojë jashtë listës sepse ende nuk ka marrë minutat e para në këtë sezon me ekipin e tij të ri të Rajo Vajekanos për shkak të një dëmtimi.

Në luftë me kohën është mesfushori Juljan Shehu.

Ai ka humbur ndeshjet e fundit me Vidzev Lodzin në kampionatin polak dhe është rikthyer në Shqipëri ku po vijon fazën e rikuperimit me shpresën që do të jetë i gatshëm në kohë për duelin ndaj Bjellorusisë më 26 shtator, që do të luhet në Air Albania dhe do të transmetohet në TV Klan.

/tvklan.al