Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të dashura.

Në fillimet e saj u aktivizua në qytetin e saj, Vlorë, pastaj kaloi në Estradën e Tiranës. Gjatë karrierës së saj ka luajtur dhjetëra numra humori, që kanë ngelur në kujtesën e shqiptarëve.

Por, cila ishte paradia e parë që e bëri të famshme? E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, Rita rrëfeu:

“Zejpene e kishte emrin parodia e parë. Kur u emërova në Estradë kishte dhe aktore të tjera, por unë ngaqë këndoja zura një vend të veçantë se mund të bëja parodi, gjë që aktoret e tjera nuk e bënin dot. Kështu që suksesi im ka qenë parodia.”/tvklan.al