Një ngjarje e jashtëzakonshme teknologjike po zhvillohet në Malin Tai në provincën Shandong të Kinës, ku robotët po sfidojnë një nga terrenet malore më të vështira në botë.
Ky aktivitet i quajtur, Gara Botërore e Ngjitjes në Malin Tai nisi zyrtarisht fazën e tij finale.
Sfida paraqet një test ekstrem të botës reale për teknologjinë e robotikës, duke sjellë përballë makineritë dhe natyrën e ashpër.
Robotët duhet të përshkojnë shtegun e lashtë prej gurit që të çon nga Hongmen në Zhongtianmen, me një gjatësi prej rreth 3.9 kilometrash.
Terreni përfshin më shumë se 3,100 shkallë guri, kthesa të mprehta dhe një lartësi vertikale prej 600 metrash.
Gati 90 ekipe nga e gjithë bota janë mbledhur duke konkurruar me robotë humanoidë, qen robotë etj.
Ky organizim, i mbështetur nga China Media Group (CMG), nuk është thjesht një shfaqje argëtuese, por shërben si një “fushë testimi ekstreme”.
Ai vë në provë maksimale kontrollin e lëvizjes së robotëve, perceptimin e tyre mjedisor, ekuilibrin dinamik dhe qëndrueshmërinë në terrene të thyer.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
