Rod Stewart është detyruar të anulojë koncertet  për shkak se është infektuar me Covid-19.

Lajmi u njoftua në rrjetet sociale  ku bëhet me dije gjithashtu se  fansat mund të mbajnë biletat e tyre ekzistuese, pasi ata do të vlejnë për koncertet e riplanifikuara.

Infektimi me Covid-19  vjen më pak se dy javë pasi ai foli për vdekjen gjatë një intervistë për US Sun.

“Jam i vetëdijshëm se ditët e mia janë të numëruara, por nuk kam frikë. Unë do të kënaqem me aq sa mundem për këto vitet e fundit”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës 80-vjecari shpjegoi gjithashtu se përpiqet të kujdeset sa më shumë për shëndetin e tij në mënyrë që të vazhdojë të dhurojë për fansat e tij performancë dinjitoze.

Klan News