Cristiano Ronaldo më në fund është shpallur kampion i Arabisë Saudite me Al Nassr.
Fitorja 4 – 1 ndaj Damac me 2 gola të shënuar nga Ronaldo vulosën titullin në javën e fundit të kampionatit, duke i dhënë fund pritjes që zgjaste prej 2023.
Goli i parë i portugezit ishte një goditje preçize standate në minutën e 63-të.
I dyti ishte brenda zonës duke shmangur disa mbrojtës. Cristiano Ronaldo ka deri më tani 973 gola të realizuar dhe objektivi i 41-vjeçarit është të prekë kuotën 1000 në karrierë.
Trofeu i kampionit të Arabisë Saudite është një çlirim për Ronaldo, i cili pak ditë më parë humbi mundësinë të fitojë Champions League 2 të Azisë.
Al Nassr e mbylli kampionatin me 2 pikë më shumë se Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
