Cristiano Ronaldo rikthehet në qendër të vëmendjes me deklarata të forta, duke rihapur debatin për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Në një intervistë për mediat portugeze, ylli luzitan shprehet pa ekuivoke: sipas tij, shifrat flasin vetë dhe ai është lojtari më i kompletuar i të gjitha kohërave.

“Unë jam më i miri i të gjitha kohërave. Numrat flasin vetë. Qoftë 920, 925 apo 930 gola, kjo nuk ndryshon asgjë. Nëse arrij kuotën e një mijë golave, do të ishte fantastike, por nuk jam këtu për të thënë se ky është një objektiv që duhet ta arrij patjetër. Gjërat duhet të vijnë natyrshëm”, tha Ronaldo.

Deklaratat vijnë në një moment delikat për CR7, pas largimit të parakohshëm nga grumbullimi i Portugalisë dhe masës pezulluese të marrë ndaj tij, ndërsa rasti është bërë objekt i një procedure disiplinore.

Në sfond është edhe përplasja me trajnerin Jorge Jesus, që ka shtuar pikëpyetjet për të ardhmen e kapitenit me kombëtaren.

41 vjeçari, megjithatë, këmbëngul se nuk vlerësohet sa duhet për atë që po bën në fushë. Me 980 gola të shënuar në 1337 ndeshje si profesionist, objektivi historik i një mijë golave është gjithnjë e më pranë.

“Nëse dikush vlerëson më shumë Messin, Pelén apo Maradonën, kjo është çështje shijeje personale dhe unë e respektoj. Por të pretendosh se Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar i kompletuar, është gënjeshtër”, tha Ronaldo.  

Ndërkohë, në një kohë kur Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën përfaqësueses argjentinase, Ronaldo nuk ka ndërmend të largohet nga Portugalia.

Përkundrazi, ai shpreson të ketë mundësinë të luajë edhe disa ndeshje pse qoftë edhe një ndeshje lamtumire me fanellën e kombëtares.

Klan News

/tvklan.al