Ervini, një student me aftësi të kufizuara, tha në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së mërkurës se pavarësisht se ligji për personat e verbër thotë që nuk i duhet të paguajë për arsimimin, ai paguan tarifën e plotë prej 1.5 milionë lekësh.

“Jam Ervini, vij nga Tirana. I jam bashkuar protestës së studentëve pasi realisht jemi në gjendje shumë të vështirë. Personat me aftësi të kufizuar dhe të verbrit arsimimin po e vuajnë shumë. Jam në Master dhe problemi më i madh është që paguaj tarifën e plotë si gjithë të tjerët (1.5 milionë). Pas reformës që është bërë së fundmi ne duhet të paguajmë si gjithë të tjerët dhe jo sipas ligjit që arsimi publik për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar duhet të ishte falas, kjo nuk u zbatua. Është shumë e vështirë të studioj sepse ne kemi probleme edhe me pjesën e literaturës, aksesueshmërinë në fakultet, janë probleme të lidhura që i vuajmë të gjithë kohës.”

Ervini tha se në protestë ka pasur me qindra studentë me aftësi të kufizuara

. “Jam shumë i lumtur që studentët na kanë mbështetur shumë. Ne jemi 5 persona në familje, punon vetëm babai…”

Blendi Fevziu: Jeni 5 veta në familje, punon vetëm babai, ke paguar 1.5 milionë për universitetin dhe të kanë kërkuar edhe 300-400 mijë lekë për lëndët që kërkoje të përmirësoje?

Ervini: Po, dhe është shumë e vështirë, është shumë e rëndë.

/tvklan.al