Një nënë 26-vjeçare ka treguar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, marrëdhënien e komplikuar dhe xhelozinë e bashkëshortit të saj. Ajo ka rrëfyer se burri prej 6 vitesh, e ka dhunuar psikologjikisht duke e ofenduar me fjalë banale. Xhelozia ekstreme e tij e ka detyruar madje të tentojë të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.

E gjendur pa asnjë zgjidhje, pa asnjë përkrahje nga prindërit e bashkëshortit dhe në një gjendje psikologjike tepër të rënduar, për shkak të xhelozisë pa shkak nga ana e bashkëshortit, 26-vjeçarja tregon se ka tentuar madje të vrasë veten dhe dy vajzat e mitura, 3 dhe 4 vjeç.

Mirela Milori: Vjen një moment që ti vendos të ikësh nga shtëpia dhe kthehesh në shtëpinë tënde tek prindërit apo jo?

Zonja X: Po!

Mirela Milori: Kur kanë ardhur kërcënimet që ti i ke referuar dhe në polici?

Zonja X: Atë natë që kemi qenë në shtëpi, ka filuar debati jashtë mase me ofendime, tentoi të godiste, por hyri goca e madhe në mes dhe nuk goditi. Të nesërmen i thashë, do iki dhe nëse ti kthen edhe nuk ofendon më, atëherë është mirë, merr rrugën dhe hajde tek prindërit e mi.

Mirela Milori: Ti nuk u ktheve? Filuan kërcënimet në telefon?

Zonja X: Po sa u inatosa dhe thashë do vete ta denoncoj dhe do marr urdhër mbrojtje.

Mirela Milori: Çfarë të kërcënonte?

Zonja X: Po mua, familjen prapë i shante, i ofendonte, të njëjtat gjëra.

Mirela Milori: Sa kohë ke që je larguar?

Zonja X: 3 muaj e gjysmë.

Mirela Milori: Ti kërkon të ndahesh?

Zonja X: Të paktën të ndahem, që t’ju lidh fëmijëve ndihmë ekonomike ose diçka, se atje ku jam s’ka as kopësht. 

Mirela Milori: Kaq e madhe është shtypja që ti s’e përballon dot?

Zonja X: Thuajse 6 vjet që ishte martesa ime, prindërit e mi njëherë në dy –tre muaj vinin atje, vetëm nga këto fjalë, xhelozi për gjithë njerëzit. Sa njëherë ka ardhur djali i dajës nga Gjermania dhe ai ishte atë kohë në Greqi dhe e marr në telefon i them kshu kshu dhe më thotë: Se mos flesh me djalin e dajës sonte? Fjalët më ofenduese.

Më tej gjatë rrëfimit të saj, nëna e dy fëmijëve tregon që ka tentuar të vrasë veten dhe fëmijët.

Zonja X: Dy- tre herë kam tentuar të vras veten dhe i kam thënë do marr fëmijët dhe do vras veten. Shko bëje më thoshte po jo këtej, shko bëje nga prindërit e tu.

Mirela Milori: Si ke tentuar të vrasësh veten? Po vajzat ku do i lësh?

Zonja X: Bashkë me vajzat!

Mirela Milori: Ke tentuar të vrasësh vajzat dhe veten, po pse?

Zonja X: E shihja të pamundur!

Mirela Milori: Sa herë ka qenë ky momnet?

Zonja X: Dy herë. Njëherë kur kam qenë vetëm me gocën e madhe dhe njëherë kam qenë me gocën e vogël. Ka qenë 2 muaj e gjysmë. I thoja do i marr fëmijët dhe do hidhem në lumë se nuk mundem më. Shko më thoshte por jo këtej nga zona ime, shko bëje tek prindërit e t’u këtë gjë. /tvklan.al