Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për vitin 2024, 39.6% e rrogës shqiptare u shpenzua në kategorinë “ushqime dhe pije jo-alkoolike”.

Po për këtë kategori, në Shtetet e Bashkuara, amerikanët shpenzuan 12.9% të shpënzimeve mujore, duke përfshirë dhe ngrënien jashtë shtëpisë. Vendet e Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, kanë harxhuar shumë më pak krahasuar me Shqipërinë, duke llogaritur kështu 16.9% të shpenzimeve mujore në vitin 2024.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, shqiptarët harxhonin 4.3% të pagës mujore, evropianët 3.7%, ndërsa amerikanët kryesojnë me 7.9% të shpenzimeve të tyre mujore.

Lidhur me “pijet alkoolike dhe duhanin, Shqipëria kryeson me 4.2% të shpenzimeve mujore për vitin 2024, ndërsa evropianët me 2.4%. Për amerikanët nuk ka të dhëna.

/tvklan.al