A$AP Rocky nuk e përmbajti entuziazmin kur juria e shpalli të pafajshëm për çështjen e plagosjes dhe ‘fluturoi’ për në krahët e familjes pas shqiptimit të vendimit.

Videoja e Rakim Athelaston Mayers është bërë virale pasi ai shihet duke u hedhur drejt Rihanna, nënës dhe motrës së tij që shpërthyen në lot. Më pas, Rocky përqafoi avokatin, Joe Tacopina.

Rihanna e ka mbështetur partnerin e saj gjatë gjithë gjyqit i cili nisi në fund të janarit. Në një prej seancave, ajo mori me vete në gjykatë djemtë e tyre, RZA dhe Riot Rose duke treguar se familja qëndron e bashkuar.

Rocky rrezikonte 24 vite burg për plagosjen me një armë gjysmëautomatike të shokut të tij, Terell Ephron (A$AP Relli).

Ai deklaroi se ishte i pafajshëm dhe nuk i pranoi akuzat. Prokurorët i ofruan një marrëveshje me 180 ditë në burg, 7 vite dënim të pezulluar, 3 vite liri me kusht dhe 500 orë shërbim komunitar. Prokurorët  kërkuan që në këmbim të marrëveshjes, të pranonte akuzën e plagosjes me armën gjysmëautomatike, por Rocky refuzoi.

Ai refuzoi të dëshmonte në gjykatë dhe avokati tha se reperi mbante një armë manovër me vete. Relli  nuk u lëndua gjatë përplasjes dhe pësoi vetëm gërvishtje në nyjet e duarve./tvklan.al