Në muajin qershor, tregtia e jashtme ka dhënë sinjale pozitive për eksportet shqiptare.

Sipas INSTAT, vlera e mallrave të eksportuara arriti në 35.4 miliardë lekë, me një rritje prej 13.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe 8.3% më shumë se në maj.

          TREGTIA E JASHTME E MALLRAVE

Eksporte35.4 mld lekë+13.6%
Importe83.5 mld lekë+9.1%
Deficiti tregtar48.0 mld lekë+6.1%

Edhe importet u rritën, duke arritur në 83.5 miliardë lekë, ose 9.1% më shumë se një vit më parë.

Si pasojë, deficiti tregtar mbeti i lartë, në 48 miliardë lekë, megjithëse shënoi një ulje të lehtë krahasuar me muajin maj.

Rritjen më të madhe të eksporteve e kanë mbështetur mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike, materialet e ndërtimit, metalet, si edhe makineritë e pajisjet.

Në kahun tjetër, tekstilet dhe këpucët vijojnë të japin kontribut negativ.

KONTRIBUTI NË RRITJEN E EKSPORTEVE

Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike+5.7 p.p.
Materiale ndërtimi dhe metale+3.6 p.p.
Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi+3.3 p.p.
Ushqime, pije, duhan+1.6 p.p.
Tekstile dhe këpucë-1.1 p.p.

Sa i përket partnerëve tregtarë, eksportet drejt Italisë dhe Kosovës janë zgjeruar më shumë, ndërsa shkëmbimet me Bashkimin Europian përbëjnë 58.4% të gjithë tregtisë së jashtme të vendit.

Gati 70% e eksporteve shqiptare kanë si destinacion vendet e BE-së, duke konfirmuar se tregu europian mbetet partneri kryesor i ekonomisë shqiptare.

PARTNERËT KRYESORË TREGTARE

Eksportet

Itali+7.6%
Kosovë+38.5%
Gjermani-12.8%
Maqedonia e Veriut-13.0%
Importet 
Itali+24.9%
Kinë+11.5%
Turqi-6.7%
Spanjë-19.7%

/tvklan.al