Bordi i Transparencës është mbledhur për herë të dytë brenda 24 orëve dhe këtë të enjte vendosi të rrisë çmimet e tregtimit me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.
Nafta ka pësuar një rritje me 5 lekë dhe tashmë tregtohet me jo më shumë se 208 lekë litri në pikat e karburanteve.
Edhe benzina është rritur me 5 lekë dhe tashmë duhet të shitet me jo më shumë se 185 lekë për litër.
Bordi vëren se në rast të konstatimit të shkeljeve nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
