Kostoja e borxhit të Italisë është rritur përsëri në nivelin 7% duke vënë nën presion dhe kryeministrin e ri të vendit Mario Monti në prag të formimit të qeverisë së re. Bonot italiane arritën 7,39% duke treguar nervozizmin e vazhdueshëm të tregut në lidhje me borxhet e vendit. Norma e bonove italiane kapi rekordin prej 7,48% të mërkurën e kaluar duke ndikuar mjaft dhe në besimin e investitorëve. Duke pranuar vështirësi që do ti duhet të përballet, Monti u shprehëse duhet kohë për të formuar një ekip të fortë.
Ai shtoi se shpresonte që tregjet do ta kuptojnë këtë. Me ardhjen e Montit në krye Italia thesari me afat 5 pesëvjeçar në vlerën e 3 miliard euro dhe kjo u konsiderua si prova e parë e udhëheqësit të ri të shtetit italian. Megjithatë Italia duhet të paguajë më tepër para për të marrë borxh me një interes prej 6.29% e ndikuar kjo nga nervozizmi vazhdueshëm që po tregojnë tregjet financiare. Javën e kaluar kosto e burgjet u ngrit në mbi 7% shkalla në të cilën Greqia, Irlanda apo Portugalia ishin të detyruara të kërkojnë ndihma emergjente nga Bashkimi Evropian.
Gjatë fundjavës parlament italian miratoi një paketë masash shtrënguese të kërkuara nga Bashkimi Evropian me qëllim balancimin e buxhetit në vitin 2014. Masat parashikojnë 59.8 bilion euro kursime nga një përzierje shkurtimi të shpenzimeve dhe të rritjes së taksave. 68 vjeçari ka nevojë për një qeveri të mirë për të kaluar një votë besim në parlament i cili pritet të mbahet gjatë kësaj jave./tvklan.al












Botërori 2026 