284 raste të reja në 24 orë, por asnjë viktime
Nuk ndalet rritja e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. 24 orët e fundit shënuan një tjetër rritje të personave të prekur. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 4201 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 284 qytetarë. Edhe pse janë kryer 1335 testime më pak se 1 ditë më parë numri i infektimeve është 64 më shumë.
Numrin më të madh të rasteve të reja e mban Tirana me 79 të tillë. Pas saj vjen Shkodra me 24 raste e ndjekur nga Lezha Durrës dhe Fieri. Gjithsesi infektimet janë shpërndarë tashmë në të gjithë vendin ku numërohen 1271 pacientë aktivë.
Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga virusi. Sipas shifrave zyrtare janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 130 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë apelon sërish që tashmë të mos neglizhohet asnjë simptomë duke iu drejtuar mjekëve ndërsa kërkon që të gjithë të shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 