Mijëra pushues nga Kosova, Maqedonia, si dhe rrethe të tjera të Shqipërisë, por edhe turistë të huaj kanë zgjedhur plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet verore. E gjithë vija bregdetare e plazhit është mbipopulluar nga pushues të shumtë, të cilët i gëzohen temperaturave të përshtatshme për të marrë rreze dielli.
Ashtu si edhe vitet e tjera Durrësi vazhdon të mbetet kryeqendra e pushuesve kosovarë, të cilët nuk kanë nguruar të shprehin vlerësime për zonën turistike teksa vlerësojnë natyrën, rërën si dhe relievin e mrekullueshëm që vetëm bregdeti Adriatik ta fal.
Pushuesit pohojnë se kjo vijë bregdetare të ofron çmime të arsyeshme si dhe kushte të përshtatshme për të kaluar pushime.
Pushues 1: “Në jetën time së pari herë vij në det, kështu që jam i befasum më vëllazërit shqiptarë në Shqipëri. Edhe preferoj të gjithëve që kanë mundësi dhe kushte ekonomike të vijnë në Durrës, përgjithësi në Shqipëri për të kalu verat në Shqipëri.”
Pushues 2: “Mirë shumë.”
Gazetarja: “Është hera e parë që vini?”
Pushues 2: “Jo vijmë që para 5 vjet, kjo e pesta vjet.”
Gazetarja: “Si ju duken kushtet?”
Pushues 2: “Kushtet ashtu, mirë, mirë, pak çmime të shtrenjta, po ça me bo.”
Pushues 3: “Shumë mirë. Mot i mirë, njerëz ka shumë. Është hera e parë , po më ka lonë përshtypje shumë të mirë. Shumë mirë. Me të vërtetë mirë. Klimë e mirë, për ne kosovarët është shumë mirë.”
Pushues 4: “ Tash ndaj janë këto pushime duhet t’i bëjmë të bukura, edhe herë të tjera do të vijmë këtu.”
Përfaqësues të agjencive turistike në Durrës pohojnë se është rritur numri i turistëve ditorë, por edhe i atyre rezidencialë që po vizitojnë Shqipërinë. Ndërsa pohojnë se gjatë muajit Gusht pritet një fluks akoma dhe më i lartë i pushuesve nga Kosova e Maqedonia.
Sipas tyre që nga fillimi i këtij muaji është rritur ndjeshëm numri i pushuesve që vijnë nga trevat shqipfolëse me destinacion plazhin e Durrësit./tvklan.al












Botërori 2026 