Ministria greke e Shëndetësisë njoftoi këtë të premte 31 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në 495.

2 persona të tjerë humbën jetën përgjatë 24 orëve të fundit. Deri në këto momente numri i viktimave në Greqi është 8.

Sipas autoriteteve greke, 90 persona po marrin trajtim në spital, 20 prej të cilëve në gjendje kritike. Ndërkohë 19 persona mësohet se pas trajtimit kanë lënë spitalin./tvklan.al