Banorët e Dhërmiut, Drimadhës dhe Palasës do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë tha se ky projekt do të jetë i vlefshëm jo vetëm për të tashmen, por edhe për dekadën e ardhshme.

“Jemi në zonën e Dukatit për të dërguar ujin, në një zonë të shpallur zonë e rëndësisë së veçantë, duke qenë se atje kemi disa nga investimet strategjike në turizëm. Nga Dukati do të investojmë të dërgojmë ujin në Palasë, Dhërmi, Gjilekë, Kondraq etj. Të gjithë pjesën pra të konsideruar si një nga zonat zhvillimore të turizmit në jug”.

Ndërtimi i rrjeti të furnizimit me ujë të zonave bregdetare, Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi është një projekt i shtrirë në dy bashki, Vlorë dhe Himarë.

Projekti strategjik për furnizimin me ujë është në fazën e parë dhe është hartuar në mënyrë të tillë për të përballuar dhe fluksin e madh të turizmit dhe është menduar të shtohet kapaciteti i furnizimit me ujë, duke patur rreth 300 litra ujë/banor në këto zona turistike.

Tv Klan