Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Dhërmi

Dhërmiu kthehet në skenën e video-artit ndërkombëtar 

Dhërmiu është shndërruar në një hapësirë takimi mes artit bashkëkohor dhe arkitekturës tradicionale, në kuadër të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video-Artit “Gjon Mili”. Në programin e këtij viti marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës, të cilët prezantojnë filma të shkurtër, dokumentarë, instalacione artistike dhe vepra të video-artit....

Qershor 20, 2026

ARD, reportazh për Shqipërinë turistike

Rrjeti gjerman publik ARD/Das Erste është ndalur në vendin tonë nga jugu në veri përmes një reportazhi të detajuar, për të treguar bukuritë, kulturën, historinë dhe gastronominë. Gjatë reportazhit, gazetari André Gatzke nis një udhëtim me makinë nëpër jugun e vendit tonë mes maleve, Rivierës së kaltër dhe një prej lumenjve të fundit të egër...

Qershor 12, 2026

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset Rrisin Pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, duke ofruar paga për punonjësit sezonale në pozicione si sanitare apo pjatalarëse deri në 1 mijë e 200 euro në muaj. Sipas njoftimeve të agjencive të ndërmjetësimit të punësimit, në...

Maj 8, 2026

Besimtarët ortodoksë mbushin kishat për Pashkën

Me një traditë të veçantë për kremtimin e Pashkës, ortodoksët korçarë, por edhe vizitorë të shumtë, mbushën në mesnatë Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, si edhe sheshin përpara saj, për të ndjekur ceremoninë solemne të Pashkës dhe ritet tradicionale që e shoqërojnë atë. Ceremonia u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, i cili përcolli mesazhin...

Prill 12, 2026

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

Shqipëria, një vend ballkanik jashtëzakonisht piktoresk, si Kroacia, nuk është vetëm një destinacion bregdetar, por edhe një trashëgimi e rëndësishme kulturore. Kështu e nis artikullin për vendin tonë një nga platformat italiane të udhëtimeve që është prezente në mbi 10 shtete të ndryshme të botës, “Piratiinviaggio.it”. Kjo platformë u sugjeron lexuesve të saj se, nëse...

Korrik 23, 2025

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Qoftë në bregdet, qoftë në Alpe, trendi i njohur si turizëm patriotik po rritet ndjeshëm këtë verë, duke ngjallur shpresë për zhvillimin e ekonomisë vendase. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se mbi 40% e pushuesve shqiptarë në vitin 2024 kanë zgjedhur të udhëtojnë...

Korrik 4, 2025

Rrjeti i ri për furnizimin me ujë në jug

Banorët e Dhërmiut, Drimadhës dhe Palasës do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm. Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë tha se ky projekt do të jetë i vlefshëm jo vetëm për të tashmen, por...

Korrik 11, 2024

Policia, kontrolle në vijën bregdetare

Policia e Vlorës në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit të ri turistik ka nisur ditët e fundit një aksion për kontrollin e vijës bregdetare me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, kryesisht ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Dhërmi, forcat e policisë proceduan penalisht disa persona, të cilët...

Prill 7, 2024

Dilema e “Voyages et Tourisme”: Dhërmiu apo Ksamili?

Ksamili apo Dhërmiu? Është kjo dilema e revistës franceze të udhëtimeve “Voyages et Tourisme”, e cila me artikullin e saj i bën një ftesë të hapur lexuesve të vizitojnë Shqipërinë.

Mars 4, 2024

Maqedonasit pushtojnë jugun në Shtator

Temperaturat e larta zgjasin sezonin turistik Pavarësisht ndikimit nga pandemia, temperaturat e larta dhe moti me diell e kanë zgjatur sezonin veror. Jugu i vendit, me Palasën, Dhërmiun, Jalën e Himarën mbeten zonat më të frekuentuara nga pushues vendas dhe të huaj. Pjesa më e madhe e atyre që kanë zgjedhur këtë periudhë për të...

Shtator 12, 2020