Shkatërrimi i rrugës kryesore të komunës së Dajtit, është një problem edhe për vetë drejtuesit e kësaj komune.
Kryetari Kujtim Qefalia sqaron se ky segment nuk është nën administrimin e njësisë që ai drejton dhe amortizimi i saj po dëmton edhe vetë komunën e banorët e saj.
Kujtim Qefalia: “Ajo është një rrugë që nuk na përket komunës Dajt. Është një rrugë që i përket drejtorisë së rrugëve ose bashkisë, nuk e di mirë të saktë. Kemi shkruajtur me qindra mund të them letra ministrive përkatëse deri te kryeministri. Siç dihet për rrugën zona e Dajtit, që është tepër e mjerueshme. Aq më shumë që ne ndodhemi në një zonë turistike, që për mua është kot i thuhet zonë turistike, kur kjo zonë nuk frekuentohet jo vetëm nga turizmi, po as nga banorët e zonës vetëm nga rruga që është.”
Qefalia sqaron gjithashtu se nisur nga ankesat e banorëve, vetë komuna është marrë disa herë me mbushjen e gropave, pavarësisht faktit se ky segment nuk është nën administrimin e komunës.
Kujtim Qefalia: “Asnjëherë nuk është investuar në atë rrugë nga komuna Dajt. Përkundrazi, 2-3 herë me fondet tona i kemi mbuluar ato gropa, kuptoje, vetëm mirëmbajtje.”
Komuna e Dajtit është një zonë në zhvillim, ndaj kryetari i saj shprehet se herë pas here investohet për mirëmbajtjen e rrugëve të brendshme që prishen nga automjetet e tonazhit të rëndë të përdorura nga firmat e ndërtimit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
/tvklan.al












Botërori 2026 