Komuna e Dajtit ju pret në këtë mënyrë! Virusi i cilësisë së dobët të punimeve të rrugëve të Tiranës ka prekur edhe këtë zonë.

Kjo është rruga kryesore e kësaj komune, është rikonstruktuar afro 1 vit më parë por gjendja e saj është kjo që po shihni, gropa mbi të cilat autoveturat e kanë pothuajse të pamundur të kalojnë. Automjetet e vetme që ia dalin janë kamionët dhe betonieret.

Qytetari 1: “Kur është rruga e prishur qarkullimi është përtokë dmth makinat s’kanë nga të shkojnë se dhe ajo s’do të fluturojë në ajër. Paret i ka marrë komuna për të rregulluar gjoja rrugën por s’ka bërë gjë, ja komuna jonë.”

Qytetari 2: “Në radhë të parë nga lavazhi që lan tre herë në ditë, nga pjesë gjenerike që paguajnë taksa edhe paguajnë tatimet dhe ne nuk na shtrohet rruga. Kur vjen koha e zgjedhjeve vijnë dhe e rregullojnë kështu…  dmth sa për sy e faqe.

Qytetari 1: “Premtojnë gjatë votimeve, asgjë nuk arrihet.”

Qytetari 3: “Në qoftë së rrugët janë me gropa vështirësi ka makina, dëmtime ka, nuk llogaritet gomina e çfarë janë ato.”

Rruga u rikonstruktua me buxhetin e komunës çka do të thotë me taksa të paguara nga banorët e saj, por në këtë gjendje ajo nuk po u shërben më këtyre banorëve madje është kthyer në shqetësim të tyre./tvklan.al

/tvklan.al